“Vetëm unë dhe PS mund ta kyçim Shqipërinë në BE”- Rama: U kemi kursyer shqiptarëve 620 milionë euro me shërbimet online

Nga A2 CNN
3 Prill 2025, 08:34 | Politikë

“Vetëm unë dhe PS mund ta kyçim Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama është shprehur se qeveria e tij u ka kursyer shqiptarëve 620 milionë euro përmes shërbimeve online, që dikur merreshin në zyrat e shtetit.

Komentet Rama i bëri në platformën ‘Sy m’Sy’ në rrjetet sociale ku bashkëbisedon drejtpërdrejt me qytetarët dhe u përgjigjet pyetjeve të tyre.

Rama tha gjithashtu se vetëm ai dhe Partia Socialiste mund ta bëjnë hapin e fundit për të anëtarësuar vendin në Bashkimin Europian, prandaj kërkoi votën e shqiptarëve në 11 maj.

“Vetëm unë dhe PS e bëjmë këtë hap të fundit për të kyçur Shqipërinë në BE. Askush tjetër. Nuk mund të ma thuash ti mua që administrate shqiptare është Somaleze. Sepse 95 % të shërbimeve ti i merr nga telefoni.

Dhe 620 milionë euro i janë kursyer shqiptarëve nga 1001 shërbime online. 33 milionë euro u janë kursyer shqiptarëve që merrnin shërbime nga jashtë.

Për një certifikatë duhet të vinin këtu. Sot i marrin që andej, nga Australia. Ka probleme, sigurisht që ka probleme, por ku e ku me ç’ishte edhe një hap larg Bashkimit Europian”, tha mes të tjerash Rama, shkruan A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos