Figurat kryesore të politikës kanë reaguar pas kualifikimit të Shqipërisë për Evropianin e Gjermanisë.
Kryeministri Edi Rama ka falënderuar lojtarët e kombëtares “për dhuratën fantastike” që i dhanë vendit. Bashkë me urimin, Rama ka publikuar edhe një “skicë” të shqiponjës dykrenare.
Djemtë e Kombëtares i ka falënderuar për emocionet që na dhuruan edhe kreu i shtetit, Bajram Begaj, kreu i Rithemelimit, Sali Berisha dhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. (A2 Televizion)