Shqipëria në BE në 2027? Gonzato: Mund të arrihet nëse punoni

Nga A2 CNN
31 Tetor 2024, 11:19 | Politikë

Ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato, tha se plani për të mbyllur të gjithë kapitujt e negociatave mes Shqipërisë dhe unionin brenda vitit 2027 mund të arrihet nëse vendi “përvesh mëngët”.

“Plani  për anëtarësim në fund të vitit 2027 është ambicioz, por mund të arrihet nëse punoni.

Shqipëria mund t’ia dalë t’i çelë të gjithë kapitujt deri në fund të 2025-s”, tha Gonzato teksa i dorëzoi kryeministrit Rama progresraportin e Komisionit Europian për vitin 2024.

Megjithatë, ai tha se klima politike në vend po pengon ecurinë në drejtimin e duhur. “Sa i përket kriterit politik, raporti vlerëson funksionin e institucioneve si pjesërisht të kënaqshme, kryesisht për shkak të polaritetit politik”, tha ai.

Vijon... (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos