Shtyhet seanca, Këlliçi: Bolino do të ketë fatin e Veliajt, GJKKO t’i shkojë deri në fund çështjes

Nga A2 CNN
11 Shkurt 2025, 18:44 | Politikë

Shtyhet seanca, Këlliçi: Bolino do të ketë fatin e

Seanca e pajtimit e parashikuar për këtë të martë mes Carlo Bolinos dhe Belind Këlliçit nuk është zhvilluar.

Shkak është bërë mosnjoftimi i Jamarbër Malltezit për të qenë pjesë e seancës, i cili është palë në gjyq kundër Bolinos.

Këlliçi pohoi se i qëndron akuzave dhe kërkoi nga SPAK dhe GJKKO t’i shkojnë deri në fund kësaj çështje. 

“Me hajdutin e truallit publik për ta bërë një kthyer në një ngrehinë balte ndaj opozitës dhe atyre që denoncojnë korrupsionin. Me përfaqësuesin e qenërisë politike u përball me kokën ulur në gjyq. Për shkak të një gabimi procedurial, seanca u shty që z.Malltezi të ishte personalisht në seancë. Më vjen keq për Carlon për të raportuar te pagatori pasi e ka në burg. Por të rrijë i qetë se fatin e tij do të ketë”, tha mes të tjerash Këlliçi.
(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos