S’ka interpelancë me Ramën, Konferenca e Kryetarëve rrëzon kërkesat e PD, “Xhaçka” shqyrtohet të hënën

Nga Ervin Koçi
3 Prill 2024, 14:50 | Politikë

Konferenca e kryetarëve rrëzoi kërkesën e Gazment Bardhit për një interpelancë me Kryeministrin Edi Rama. Arsyet e refuzimit i kishte bërë publike vetë Edi Rama në rrjetet sociale, të cilat thanë më zë më pas nga ana e socialistëve në Kuvendin e Shqipërisë.

“Sot jam njoftuar publikisht nga Kryeministri, për refuzimin e interpelancës. E ke i shndërruar republikën parlamentare në republikë kryeministrie. Nuk ka tagër ligjor dhe kushtetues që kryeministri të vendos arsyet dhe temat e thirrjes në interpelancë ashtu siç nuk ka tagër të refuzojë”, tha Bardhi.

“Akuzat, shpifjet, fantazitë apo trillimet nuk i parashikon neni 96 për interpelancat parlamentare. Si qeveri jemi  të gatshëm për t'u përgjigjur për detyrat, veprimtarinë dhe funksionet tona. Barrën e provës e ka akuzatori jo i akuzuari. Të shkojë të japë përgjigje në SPAK”, iu përgjigj Elisa Spiropali.

“Këtu jemi në Konferencë Kryetarësh, jo në mbledhje grupi parlamentar apo mbledhje partie. Përgjigjja është e qartë,  s'ka lidhje me objektin e kërkesës për interpelancë që kërkon Bardhi. Nuk mund të jetë çdo tryezë për të thënë çdo gjë që na vjen në mendje. S'ka arsye të zgjatemi në këtë pikë”, tha Bledi Çuçi.

Konferenca e Kryetarëve ishte e para pas arritjes së marrëveshjes në 15 mars, në të cilën demokratët shfrytëzuan mundësin për të futur në procedurë parlamentare dhe çështjen e mandatit të Olta Xhaçkës.

“Në shkelje të kushtetutës ju si kryeparlamentare dhe si mazhorancë po refuzoni të zbatoni vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Keni nxjerr justifikime absurde nga janari i vitit 2023 e deri më sot”, tha Bardhi.

“Të hënën do të mbledhim këshillin e mandateve për këtë çështje për të vijuar procedurën”, tha Nikolla.

 Mirëpo, axhendë nuk kishte vetëm opozita, por edhe socialistët. Në tavolinën e punë ata paraqitën kërkesën për ngritjen e komisionit të posaçëm parlamentar kundër desinformimit, nismë e cila nuk gjeti mbështetjen e PD

“Kjo është një tentativë për të spostuar diskurin politik nga aferat e qeverisë, por përtej kësaj, ky propozim është problematik. Vjen si një tentativë e dytë për të ndërhyrë në lirinë e medias”, tha Gjekmarkaj.

“Më vjen keq që kolegët e opozitës shohin me paranojë çdo iniciative të mazhorancës, por nuk është ky rasti”, tha Çuçi.

Në finale socialistët dhanë votat pro, ndërsa demokratët jo. Vendimi final për këtë strukturë do ta japë seanca plenare e të enjtes, ku socialistët janë të vendosur ta vijojnë edhe të  vetëm.    (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos