Dekreti i Bajram Begajt nuk mjafton për lehtësuan nxitimin e socialistëve me zgjedhjet e pjesshme vendore. Një ditë pas caktimit të datës 9 nëntor për zgjedhjet në 6 bashki, në tryezën e Komisionit të Ligjeve vajti shkresa për vakancën e krijuar në komisionin rregullator.
Të pestë anëtarëve u skadon afati në pesë tetor, çka do të thotë se zëvendësimi i tyre është procedurë urgjente për socialistët, por jo për demokratët. Bylykbashi:
“Shkelja është brutale, Presidentin e Republikës nuk e lënë më të ushtroje detyrën dhe kjo është një ndër arsyet pse Bajram Begaj nuk mund te vijojë me atë detyrë. Ne sot kemi një kryeministër qe ka përzgjedhur ai datën, ligji nuk e lejon këtë”, tha Oerd Bylykbashi.
“Se ne e miklojmë bisedën mbase me qëllim këtu, ka dalë dekret për gjashtë bashki. Nëse ka dyshim për një bashki kjo është çështje tjetër. Nuk ka lidhje se janë dhe pesë bashki të tjera dhe s’kanë lidhje me ligjshmërinë apo jo të dekretit të presidentit”, tha Damian Gjiknruri.
Formula e Komisionit rregullator i ndan pesë anëtarët, tre si propozim të maxhorancës dhe dy të opozitës, të cilët miratohen me 84 vota në Parlament.
Procedura e zëvendësimit zgjat minimalisht deri në 23tetor, shumë afër datës së zgjedhjeve të pjesshme.
“Kjo krijon domosdoshmërinë qe organi rregullator duhet te krijohet dhe ne interes te asaj qe ju thate qe kemi nevoje për transparencë dhe akses te pjesës suaj sa i përket filtrimit te komisionit rregullator”, deklaroi Gjiknuri.
“Data e dekretuar është nul sa kohe ka një çështje në Gjykatën Kushtetuese për tu shqyrtuar dhe deri sa te shprehet gjykata ai dekret është i paqenë. Pa u shprehur gjykata nuk mund të ketë proces kushtetues për zgjedhje të pjesshme në ato bashki”, deklaroi Bylykbashi.
Komisioni Rregullator nga ana e tij miraton një sërë aktesh për zgjedhjet e pjesshme dhe pa një organ të rizgjedhur, socialistët duket se gjetën si zgjidhje interpretimin e ligjit me qasjen e vijimit të detyrës së anëtarëve përtej mandatit.
“Ti çojmë drejtorisë juridike një interpretim të ligjit i cili shihet pozitivisht”, tha Ulsi Manja.
Në finale Komisioni caktoi një afat 20 ditor për kandidaturat që kanë interes për të qenë pjesë e komisionit rregullator, ku mes vakancave të hapura është edhe ajo për Nënkomisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, çka do të thotë se edhe Lealba Pelinku do të zëvendësohet për shkak të mbarimit të mandatit. (A2 Televizion)