Florian Haçkaj nga Diaspora për Shqipërinë e Lirë pasi emri i tij u lakua së bashku me dy të tjerë, si kandidatë të mundshëm të opozitës për bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 9 nëntorit, tashmë të dekretuara nga presidenti.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Haçkaj shprehet se është i nderuar nga kjo gjë dhe shton se ky është një vlerësim për rolin që Diaspora për Shqipërinë e Lirë ka dhënë për forcimin e opozitës.
“Ndihem i nderuar që emri im është propozuar si një nga kandidatët e mundshëm të opozitës për Bashkinë e Tiranës dhe falënderoj të gjithë ata që e kanë sugjeruar dhe mbështetur këtë ide.
Ky nuk është vetëm një vlerësim personal, por edhe një njohje e rolit që Diaspora për Shqipërinë e Lirë ka dhënë dhe mund të japë në forcimin e opozitës dhe në zhvillimin demokratik të vendit.
Çdo angazhim politik kërkon vendimmarrje të matur dhe përgjegjësi të lartë e një vendim i tillë mund të merret vetëm në rast të një propozimi zyrtar.
Opozita ka nevojë jetike për një figurë përbashkuese. Si Edlira Çepani ashtu edhe Ermal Hasimja janë personalitete që i vlerësoj dhe që do ta përmbushnin më së miri këtë detyrë”, u shpreh Haçkaj. (A2 Televizion)