Skadon afati i Komisionit, nuk ka dakordësi për ndryshimin e numrit të bashkive

Nga Indrit Maraku
16 Korrik 2026, 15:41 | Politikë

Skadon afati i Komisionit, nuk ka dakordësi për ndryshimin e numrit

Në ditën e fundit të përfundimit të mandatit që Parlamenti i ka dhënë Komisionit të Reformës Territoriale, mazhoranca dhe opozita u përfshinë në debate duke akuzuar për sabotim të punës.

15 korriku ishte dita në të cilën Komisioni duhej t’i dërgonte seancës plenare hartën e re të ndarjes administrative të vendit, që ajo të ishte funksionale dhe e zbatueshme për zgjedhjet vendore të vitit 2027, por opozita kërkon shtyrje të afatit, shkruan A2.

Tensionet kaluan përtej dy bashkëkryetarëve.

Komisioni i Reformës Territoriale funksionon me numër të barabartë anëtarësh, çka pamundëson vendimmarrjen në mungesë të dakordësisë.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos