Socialistët braktisin mbledhjen e Komisionit për TIMS, Salianji: Shpallim në kërkim Ballën

Nga A2 CNN
15 Maj 2024, 18:18 | Politikë

Socialistët braktisin mbledhjen e Komisionit për TIMS, Salianji:

Socialistët kanë braktisur mbledhjen e Komisionit Hetimor për TIMS, duke akuzuar kreun e këtij komisioni, Ervin Salianji se po shkel ligjin dhe e ktheu në cirk mbledhjen. Mazhoranca ka kërkuar që të miratohet kërkesa e ministrit të Brendshëm Taulant Balla që mbledhja të zhvillohet me dyer të mbyllura, kërkesë kjo që u hodh poshtë nga Salianji me argumentin se komisioni nuk do të shqyrtojë ndonjë dokument të klasifikuar sekrete shtetëror. Ndërkohë mbledhja vazhdon vetëm me anëtarët e opozitës.

Salianji i ka bërë thirrje ministrit të Brendshëm Taulant Balla që të paraqitet përpara komisionit për të diskutuar në lidhje me kërkesën e tij që dëshmia  e tij të merret me dyer të mbyllura.

“Shpallim në kërkim Ballën, punonjësit e gardës ta gjejnë se ku është fshehur. Duhet të vijë. Pasi të vijë Balla dhe të marrë fjalën atëherë do flasim. Ejani këtu dhe të flasim. Nuk bëhet kjo me sufler dhe me njerëz që bëjnë si të shqetësuar. Kur të vijë ministri dhe ta parashtrojë kërkesën atëherë e vendosim”.

Salianji ka nisur kërkimet për Ballën nëpër zyrat e Kuvendit, ndërkohë që ministri i Brendshëm qëndron në sallën e grupit në katin e katërt me deputetët socialistë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos