Socialistët mbrojtën Xhaçkën në Kuvend, reagon Basha: Rama ka futur vendin në krizë të thellë kushtetuese

Nga A2 CNN
13 Shtator 2024, 11:22 | Politikë

Socialistët mbrojtën Xhaçkën në Kuvend, reagon Basha:

Mbrojtja e mandatit të deputetes Xhaçka nga socialistët në seancën e të enjtes, ka sjellë reagimin e Lulzim Bashës. Në një postim në Facebook, Basha shprehet se Edi Rama e ka futur vendin në një krizë të thellë kushtetuese, për të mbrojtur korrupsionin e tij.

“Edi Rama ka futur vendin në një krizë të thellë kushtetuese, për të mbrojtur korrupsionin e tij. Mbrojtja e mandatit të deputetes Xhaçka, duke i vendosur minat ligjit themeltar të shtetit,  tregon edhe njëherë, se Rama nuk ka prioritet as Shqipërinë, as shqiptarët, por interesat e tij dhe ortakëve të tij strategjikë, me të cilët keqqeveris vendin”, shkruan Basha, transmeton A2.

Sipas tij Rama e ka kthyer kushtetutën në një letër higjienike dhe i bën thirrje SPAK-ut t’i shkojë deri në fund hetimit për statusin e investitorit strategjik.

“Përmes amnistimit të Xhaçkës, Rama kërkon amnistimin e tij. Por, kthimi i Kushtetutës, në një letër higjienike nga ana e kryeministrit më të korruptuar në Europë, nuk mund të amnistohet nga SPAK, i cili ka për detyrë t’i shkojë deri në fund hetimit të keqpërdorimit të statusit të investitorit strategjik”.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos