Një protestë tërësisht politike që nuk frymëzon e cilësoi deputeti socialist Ermal Pacaj protestën qytetare që vijon prej më shumë se 40 ditësh në Bulevardin Dëshmorët e Kombit në kryeqytet. Në Ditarin e Fundjavës me Denisa Pashollin, Pacaj tha se problemi nuk qëndron te kryeministri Edi Rama, por te njerëzit e protestës.
"Problemi është politik. Protesta është politike. Nuk është faji i qeverisë, as i Edi Ramës, as si kryeministër e kryetari PS-së që ata njerëz nuk frymëzojnë. Thonë 'ik ti që të vijë Sali Berisha', por nuk frymëzon Sali Berisha ", u shpreh ai.
Sipas deputetit socialist mes njerëzve që mbështesin protestën ka komunistë e fashistë.
“Kush janë njerëzit aty që po e mbajnë gjënë? Praikisht janë njerëzit që ë janë komunistët që s'dinë se kanë jetuar i ditë dhe s' dinë se çfarë është komunizmi. Janë ato fashistët pastaj që ua kanë mbushur mend operatorëve të vet se është mishërimi i gjallë i Berluskonit pas vdekjes, apo janë këto të tjerë që bëjnë politikë. Pra praktikisht nuk frymëzojnë njerëzit. Nuk i frymëzojnë. Nuk është problemi i Edi Ramës, ata nuk frymëzojnë njerëzit. Problemi i atyre që nuk frymëzojnë njerëzit”.
(A2 Televizion)