Deputeti i PD u plagos në protestë, Berisha nga spitali: U qëllua me urdhër politik të Ramës

Nga A2 CNN
29 Nëntor 2026, 15:16 | Politikë

Deputeti i PD u plagos në protestë, Berisha nga spitali: U qëllua

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në spital për të parë nga afër deputetin demokrat Kliti Hoti, i cili mbeti i plagosur me plumb gome gjatë protestës para Kryeministrisë, raporton A2CNN.

Berisha ka publikuar në rrjetet sociale një foto të plagës së marrë nga Hoti në shpatull, ndërsa deklaron se deputeti u qëllua me urdhër politik të Edi Ramës. 

"Deputeti i Partisë Demokratike Kliti Hoti qëllohet me urdhër politik per ta vra të Edi Ramës! Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe këtë sulm kriminal me qëllim vrasjen e deputetit të Shkodrës Dr. Kliti Hoti dhe garanton padrinon Edi Rama se do të marrë përgjigjen e merituar! Demokratë e demokrate të gjithë në kembë! O sot o kurrë!", shkruan Berisha në rrjetet sociale. 

Hoti u godit me plumb gome gjatë përplasjes mes protestuesve dhe forcave të policisë. Ai mori ndihmën e parë në vendngjarje dhe më pas u transportua me ambulancë drejt spitalit.

Deputeti i PD u plagos në protestë, Berisha nga spitali: U qëllua (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos