Sot skadon afati për regjistrimin për zgjedhjet e Himarës, cilat parti kanë shprehur interes deri tani

Nga A2 CNN
22 Korrik 2024, 11:17 | Politikë

Sot skadon afati për regjistrimin për zgjedhjet e Himarës, cilat

Sot skadon afati që kanë partitë politike për të paraqitur kërkesë për regjistrim pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të marrë pjesë në zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Himarës.

Deri tani janë 7 subjekte që kanë shprehur interes, ku nga forcat kryesore rezulton vetëm Partia Socialiste.

Partia Demokratike dhe subjektet e tjera kanë afat deri në mesnatë për të dorëzuar dokumentet e kandidimit pranë KQZ.

Regjistrimi partive i paraprin regjistrimit të kandidateve ku deri më tani fushatën e ka nisur Vangjel Tavo i PS dhe Petro Gjikuria si kandidat i opozitës së bashkuar.

Partitë e regjistruara deri tani

1. Partia Socialiste e Shqipërisë (PS)

2. Partia e Lirisë (PL)

3. Partia republikane (PR)

4. Partia Demokristiane (PDK)

5. Partia Balli Kombëtar (PBK)

6. Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ)

7. Fryma Re Demokratike (FRD) (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos