Beleri kthehet në burg i shoqëruar nga Gjikuria: Në Shqipëri është shtëpia ime, këtu dua të jetoj

Nga A2 CNN
20 Korrik 2024, 15:44 | Politikë

Fredi Beleri u kthye këtë të shtunë pasdite në burgun e Fierit, aty ku do të vuajë muajt e mbetur nga dënimi për korrupsion zgjedhor.

I shoqëruar nga Petro Gjikuria, Beleri tha se nuk e përdori imunitetin si eurodeputet. “U ktheva se këtu në Shqipëri është shtëpia ime, këtu dua të jetoj dhe jam i bindur për drejtësinë time. Në mos në gjykatat shqiptare, në gjykatat europiane”, tha Beleri.

Sa i përket zgjedhjeve të Himarës, Beleri u shpreh besimplotë se Gjikuria do ta fitojë garën kundër Vangjel Tavos.

“Jam shumë i gëzuar që më shoqëroi sot në burg kandidati për bashkinë e Himarës, zoti Petro Gjikuria, një dalë i mirëfilltë nga Himara, që s’ka lidhje me mercenarët që sjell pushteti për të komanduar Himarën. Himara në duart e Petro Gjikurisë do të jetë e sigurt, Himara do të ketë vend në Bruksel, do të ketë vend në Amerikë, do të jetë pjesë e një Shqipërie europiane dhe që këtej e tutje na presin vetëm ditë të mira”, tha ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos