Sot zgjedhjet në Himarë, çfarë porosie i dha Fredi Beleri të birit?

Nga A2 CNN
4 Gusht 2024, 09:23 | Politikë

Tragjike e ka konsideruar Petro Beleri, ndjesinë e zgjedhjeve të sotme në Himarë, të cilat zhvillohen pas më shumë se një viti nga arrestimi për korrupsion zgjedhor i Fredi Belerit, ndërsa në mars të këtij viti gjykata e dënoi atë me 2 vjet burg. I pyetur nga gazetarja e A2 CNN Fjorela Beleshi, se si ndjehet apo nëse ka komunikuar me babain e tij, Petro Beleri përgjigjet:

Gazetarja Beleshi: Si ndjeheni sot si vëzhgues, ndërkohë që në 14 maj ishit fitues?

Petro Beleri: Tragjik!

Gazetarja Beleshi: Keni mundur komunikuar me babain tuaj?

Petro Beleri: Po kam komunikuar.

Gazetarja Beleshi: Çfarë porosish ju ka dhënë për ditën e sotme?

Petro Beleri: Asgjë, asgjë.

Beleri fitoi nga burgu zgjedhjet për kreun e Himarës, por nuk e ushtroi detyrën e tij asnjë ditë, edhe pse bëri një betejë të gjatë ligjore për të marrë leje për t’u betuar, kërkesa e tij nuk u aprovua asnjëherë.

Në burg përfundoi edhe ish-kryebashkiaku në detyrë i Himarës, Jorgo Goro i cili po ashtu u arrestua më 23 mars të këtij viti për tjetërsimin e pronave në Himarë.

Dënimi i Fredi Belerit me 2 vite burg nga Apeli i GJKKO i hapi rrugë zgjidhjes së ngërçit në Bashkinë e Himarës, ndërsa KQZ i hoqi mandatin si kryebashkiak i Himarës.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos