Spiropali, nderime te monumenti i Skënderbeut në Shkupin e vjetër: Simbol i qëndresës, dinjitetit dhe shpirtit europian

Nga A2 CNN
23 Dhjetor 2025, 08:18 | Politikë

Spiropali, nderime te monumenti i Skënderbeut në Shkupin e

Mbrëmjen e djeshme, Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, së bashku me Zëvendëskryeministrin Arben Fetai, morën pjesë në një ceremoni nderimi pranë monumentit të heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu në Shkupin e vjetër.

Në ceremoni u bashkuan edhe Kryetari i Çairit Izet Mexhiti, si dhe përfaqësues të tjerë të pushtetit lokal në Komunën e Çairit.

Spiropali shkruan se "në zemër të Shkupit të vjetër, guri flet me histori dhe koha merr frymë krenarie,

ndaluam për të nderuar simbolin e qëndresës, të dinjitetit dhe të shpirtit europian, duke vendosur kurorën e nderit pranë monumentit të Gjergj Kastriot Skënderbeut."

Spiropali, nderime te monumenti i Skënderbeut në Shkupin e

Postimi i Spiropalit:

Sonte, në zemër të Shkupit të vjetër, aty ku guri flet me histori dhe koha merr frymë krenarie,

ndaluam për të nderuar simbolin e qëndresës, të dinjitetit dhe të shpirtit europian, duke vendosur kurorën e nderit pranë monumentit të Gjergj Kastriot Skënderbeut.

Në këtë moment kujtese dhe respekti ishim së bashku me Zëvendëskryeministrin Arben Fetai dhe Kryetarin e Çairit Izet Mexhiti, si dhe përfaqësues të tjerë të pushtetit lokal në Komunën e Çairit, të bashkuar me nderim dhe krenari.????

Pas ceremonisë, dita u mbush me ngjyra dhe emocione: shfaqja artistike, ritmi i tupanëve dhe fëmijët me veshje e simbole kombëtare e bënë këtë çast edhe më të gjallë.

Një kujtesë e përbashkët për rrënjët tona të forta dhe përkatësinë tonë natyrore në Europë. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos