Zbardhen diskutimet në mbledhjen e grupit parlamentar të PS

Nga A2 CNN
27 Prill 2026, 14:38 | Politikë

Zbardhen diskutimet në mbledhjen e grupit parlamentar të PS

Në mbledhjen e zhvilluar sot të grupit parlamentar të Partisë Socialiste u diskutuan disa çështje me rëndësi për ecurinë e punëve të vendit dhe për organizimin e brendshëm politik, raporton gazetarja Fjorela Beleshi.

Gjatë takimit u trajtua ecuria e bashkëbisedimit me anëtarësinë socialiste në të gjithë vendin, si edhe procesi i zgjedhjeve në organizatat socialiste, me raportime nga drejtuesit politikë të qarqeve mbi zhvillimet dhe problematikat e konstatuara në terren.

Në fokus të diskutimeve ishte gjithashtu progresi i negociatave për integrimin europian, kalendari i reformave dhe masat e reja që lidhen me këtë proces, ndërkohë që u raportua edhe mbi detyrat e lëna nga mbledhja e mëparshme dhe ecurinë e zbatimit të tyre, mëson A2CNN.

Mbledhja trajtoi edhe organizimin e aktiviteteve në kuadër të “Majit të Europës”, si dhe përgatitjet për 35-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste, duke theksuar rëndësinë e këtyre momenteve për jetën politike dhe institucionale të vendit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos