Me një orë diferencë dhe gati 100 kilometra larg vendtakimit të Edi Ramës me shqiptarët në Milano, Sali Berisha zhvilloi takimin e radhës me bashkëkombasit që jetojnë dhe punojnë në Itali.
Pritja e ngrohtë që iu rezervua nga shqiptarët e Breshias, ia shtuan dëshirën Berishës për të qëndruar pak sekonda më shumë në skenë e për të bërë foto me të rinjtë.
Teksa kujtoi rrugëtimin 12-vjeçar në opozitë, Berisha kërkoi votën e shqiptarëve të Italisë për të përmbysur që të ai e quan regjim diktatorial të Edi Ramës.
Premtimin e Edi Ramës për pasaportën Evropiane, Berisha e quan mashtrim.
Prej të tijve kërkoi angazhim total për të takuar secilin prej shqiptarëve në diasporë që janë regjistruar për të votuar.
Edhe në këtë takim me shqiptarët në Itali, kreu i opozitës ishte i shoqëruar nga drejtuesi i fushatës, Chris Lacivita, i cili u bëri thirrje të gjithëve që të votojnë për Partinë Demokratike.
“Në 2024 Donald Trump u bë President i SHBA-së, sepse solli për të votuar pjesën më të madhe të amerikanëve. Duke dalë të gjithë, sa më shumë për të votuar në zgjedhjet e 11 majit, për numrin 1 për doktor Sali Berishën, ju do ta bëni Shqipërinë të madhe përsëri”, tha LaCivita. (A2 Televizion)