Në krah kryeministrit Edi Rama në Tiranë, presidenti francez Emanuel Macron shprehu mbështetjen për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Në konferencën për shtyp, kreu i Elizesë vlerësoi se përparimet dhe tha se vendi i Shqipërisë në BE është i rëndësishëm. Sipas tij perspektiva e 2027 është një realitet, shkruan A2 CNN.
“Kemi dëshirë të shkojmë dhe më larg, është vendi i Shqipërisë në BE që është i rëndësishëm. Dua të rishpreh bindjen e plotë që kam, për bashkimin e kontinentit europian për t’i bërë ballë sfidave të përbashkëta, Shqipëria ka treguar shumë, ka bërë avancime shumë të mëdha. Udha e Shqipërisë është e qartë drejt BE-së. Franca do jetë krah jush për t’iu shoqëruar në këto reforma, në mënyrë që meritat tuaja të njihen nga të gjithë dhe që agjenda të mbahet. Ju do mbani agjendat tuaja dhe ne do të mbajmë tonën, 2027-a nuk është një perspektivë, por një realitet. Faleminderit për mikpritjen dhe miqësinë ndërmjet dy vendeve tona. Shqipëria tregon udhën në mënyrë të shkëlqyer”, u shpreh Macron.
Në hyrje të fjalës së tij presidenti francez uroi kryeministrin Rama për fitoren në zgjedhjet e 11 majit.
“Ju falënderoj për besimin që morët në zgjedhje, rizgjedhja juaj është shumë e rëndësishme jo vetëm për ju por për të gjithë ne. Është ky mandat që do të na lejojë të vazhdojmë këto agjenda kaq ambicioze, të dëshiruar kaq shumë nga vendi prej shumë vitesh”, tha Macron. (A2 Televizion)