Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është shprehur se PL ka qenë nën një agresion terrorist nga qeveria Rama.
Komentet Blushi i bëri gjatë fjalës së tij në takimin e thirrur nga kryedemokrati Sali Berisha në selinë blu, me aleatët e federatës së bashkuar opozitare, shkruan A2 CNN.
Duke e cilësuar arrestimit e Ilir Metës si rrëmbim dhe pa prova, Blushi shtoi se sondazhet e publikuara, të cilat nxjerrin një rezultat jo të mirë për opozitën, janë të paguara nga qeveria dhe të pavërteta.
Fjala e Blushit:
Faleminderit Doktor Berisha për thirrjen e kësaj Federate shumë të rëndësishme, sidomos në këto ditë vendimtare drejt 11 Majit.
Sikundër edhe ju e theksuat, sot Opozita, por në veçanti Partia e Lirisë, ka qenë nën një agresion terrorist nga Narkoregjimi.
Rrëmbimi kriminal, i paligjshëm, izolimi në ekstrem pa fakta dhe pa prova penale i Presidentit të Partisë së Lirisë, z.Ilir Meta në fakt është paralajmërim për lirinë e çdo shqiptari, i cili vetëm i lirë nuk ndihet në Atdheun e tij.
Sa ju përket sondazheve që dhe kolegu i përmendi më parë, unë jam i bindur se me to qeshin edhe vet porositësit e tyre.
Këto sondazhe do të groposen më 11 Maj në landfilldin e Sharrës, sepse është e qartë që porositësit e tyre nuk janë askush tjetër veçse mafia e inceneratorëve që ka kapur shumicën e mediave në vend.
E rëndësishme është dhe duhet të bëjmë çdo përpjekje që opozita të jetë e bashkuar, në front kundër Narkoregjimit, në mbrojtje të lirive dhe të drejtave të të gjithë shqiptarëve.
Në emer të Presidentit Ilir Meta dhe të Partisë së Lirisë, i ftoj të gjithë shqiptarët e ndershëm dhe patriotë të marrin pjesë në protestën e thirrur nesër, më 8 shkurt, nga kjo Fedederatë, protestë që në radhë të parë thirret në mbrojtje të të drejtave dhe lirive të çdo shqiptari dhe sigurisht për të mbrojtur Atdheun e tyre nga ajo që me shumë të drejtë ne e kemi cilësuar si një Organizatë Mafioze Sorosiane, e cila nuk mund të marrë më peng të ardhmen e vendit dhe që qëndron në Pushtet edhe falë një tjetër strukture po aq kriminale si SPAK, që ka bërë dhe po bën çdo përpjekje, nëpërmjet goditjes së liderve kryesorë të opozitës, nëpërmjet shantazhimit të drejtuesve të saj, për t’i garantuar Edi Ramës edhe një mandat tjetër 4-vjeçar në kurriz të shqiptarëve, në këmbim të një mandati të përjetshëm për vetë SPAK.
Në këto kushte, kur në vend liritë dhe të drejtat e njeriut janë më të rrezikuara se kurrë, shqiptarët kanë vetëm një alternativë, protestat e fuqishme, për t’i shkurtuar jo ditët, por orët e mbetura këtij regjimi.
Faleminderit! (A2 Televizion)