Artan Hoxha: Po japin 30 mijë euro për të afruar datën e gjyqit

Nga A2 CNN
2 Shkurt 2026, 22:05 | Politikë

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka ngritur shqetësimin në OFF the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN lidhur mbi dosjet stok dhe funksionimin e sistemit të drejtësisë. Sipas tij sot paguhen deri në 30 mijë euro vetëm për të afruar datën e gjyqit, pa garantuar drejtësi. Sipas Hoxhës, më herët një praktikë e tillë nuk ekzistonte, ndërsa pas reformës në drejtësi fenomeni jo vetëm që nuk është zhdukur, por është shtrenjtuar ndjeshëm.

“Më përpara nuk kishte nevojë të paguhej lekë për të afruar datën e gjyqit. S'ka qenë kjo si ë si procedurë. Tani është 30 mijë euro. Jo të të japë drejtësi po vetëm të të afrojë datën e gjyqit që ti të kesh mundësi të shkosh te një gjykatë tjetër. Mbasi u bënë këto veprimet e reformës, mos kujto se ndaloi. Është rritur thjesht tarifa siç ka bërë Trumpi që ka arritur nga 30%, 40%, 50% e njëjta gjë ka ndodhur aty. Sepse në vetvete thashë sistemi nuk e rregullon dot një instrument. Ajo që i kërkojmë ne në vetvete SPAK-ut dhe GjKKO-së. Nuk e bëjnë dot ata sistemin. S'e bëjnë dot atë?. Dhe në qoftë se sistemi nuk funksionon i gjithë se unë e shoh atë raportin nuk e bën vetë zoti Dumani. Sigurisht që e lexon përpara por është dikush tjetër mbrapa që e bën. Dhe tek ai raporti në qoftë se ti merr me radhë dhe thua s'ka bërë kallëzime doganat dhe tatimet, po ti s'ke nevojë të bëj nota kallëzim. E bën vetë. Ti e ndjek mediat, e përdor një thënie dhe një media dhe e nis kryesisht. E pra se zoti Bravo këtë gjë ka bërë ndryshe ditët e para nëse kam parë unë nga paraardhësi i tij”, tha Hoxha në OFF the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.

Në analizën e tij, Hoxha u ndal edhe te kostot që i shkaktohen buxhetit të shtetit nga vendimet e gabuara administrative, duke përmendur rastet e shkarkimeve të padrejta, ku gjykatat kanë dhënë të drejtë punonjësve dhe sot administrata paguan dy apo tre rroga për të njëjtin pozicion, pa u penalizuar askush.

“Po ne nuk sot nuk kemi shkuar akoma deri te Gjykata e Lartë. Jo më të shkojmë te Strasburgu për këto lloj çështje, këto lloj çështje. Kurse në rastin konkret Rama është në të drejtën e vetë si kryeministër i duket shpenzimit tepruar. Ata nga krahu vet e kanë marrë një çështje në 2022 dhe janë drejtuar prapë gjykatës se s'ka rrugë tjetër. Gjykata është na pëlqen s'na pëlqen. Ne kemi në administratë mijëra vende pune që paguhen nga dy dhe tre rroga sepse është pushuar tjetri me të padrejtë. Gjykata i ka dhënë të drejtë atij dhe i ke tre drejtora në një pozicion dhe s'është penalizuar njeri. Pra ne e kemi këtë. Po unë s' kam dëgjuar kryeministrin ta ngrejë këtë shqetësim për shkarkimet e padrejta të cilat kthehen në kosto dhe kosto e tyre është shumë e madhe.  Nuk po them për vendimet e arbitrazit. Po kjo është kanë ardhur për shkak të vendime të gabuara të qeverisë. Pra që janë me dhjetëra dhe qindra miliona euro”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos