Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, kërkon burgosjen e deputetëve të opozitës, pas tensioneve të shfaqura në sallën e Parlamentit.
Me anë të një videoje të montuar me kujdes, ministri socialist i kujton Prokurorisë së Posaçme nenin 151 dhe 154 të Kodit Penal, ku sipas këtyre neneve zjarrvënia apo shkatërrimi i pronës me mjetë të tjera dënohet me gjobë ose burgim deri në 5 vjet.
Balla, me anë këtij postimi në rrjetet sociale i tregon SPAK-ut se aktet e deputetëve të PD-së janë të përsëritura dhe për këtë arsye, sipas Ministrit të Brendshëm, ligji duhet të zbatohet njësoj për të gjithë, edhe për ata që kanë imunitet.
Tensionet në Parlament kanë vijuar edhe në seancën e posaçme kushtuar problemeve të qytetarëve shqiptarë. Përplasja filloi qe para nisjes së seancës ku deputetët e opozitës kundërshtuan kontrollet nga garda.
Edhe pse ka pasur kontroll, kjo gjë shkaktoi përplasje mes deputetëve të opozitës dhe punonjësve të Gardës. Më aktiv ishte deputeti Flamur Noka, i cili u përjashtua nga Kuvendi nga krye parlamentarja Lindita Nikolla. Ishte një seancë plenare plot tension dhe kaos. Me pas ashtu si dhe herët e tjera u bllokua foltorja, dhe u hodhën tymuese dhe u dogjën letra në sallë.
Pasi kaosit në sallë, Sali Berisha ka akuzuar Edi Ramën si persona që po bën grusht shteti me institucionet shqiptare, duke I marrë nën kontroll. Ndërsa kreu I grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi I ka cilësuar komuniste ndryshimet ligjore të propozuar nga socialistja Ermonela Felaj.
Nesër pritet që grupi parlamentar i PS të nënshkruajë kërkesën për përjashtimin e një grupi të deputetëve të opozitës. Mbetet për tu parë kjo nismë e PS, ku pritet të merren dhe masat ndëshkimore. (A2 Televizion)