Policia e Shtetit ka jashtë loje në luftën kundër krimit të organizuar, jo vetëm për shkak të dekonspirimit, por edhe për shkak të paaftësisë për të mbledhur informacion të saktë dhe të dobishëm. Kështu deklaroi në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN ish-prokurori Eugen Beci, sipas të cilit marrëdhënia e krimit të organizuar me politikën në Shqipëri është rritur aq shumë tregon që këtu ka një problem më të madh se krimi organizuar.
“Unë di të them që policia shqiptare del jashtë loje në marrëdhëniet e saj me partnerët e saj për sa i përket shkëmbimit, jo vetëm të dekonspirimit, shkëmbimit të informacionit, marrjes së informacionit në kohë reale, vjen te shërbimi informativ. Në rast se ti më thuaj që policisë te policia unë nuk kam besim, pse nuk është policia jashtë loje?. Po jashtë loje është. Është jashtë loje sepse mbledh një informacion të gabuar. Policia mbledh të dhënën e parë e çon tek inspektori i krimeve. Inspektori i krimeve çon tek inspektori i drejtorisë. Në rast se këto nuk janë të mbledhura mirë, nuk kemi çfarë referimi të shëndetshëm të kemi në prokurori. Kjo është pjesa e parë. Dekonspirimi është fundi i kavallit. Mbaruam të gjitha këto. Këtu policia nuk po të mbledh të dhëna të dobishme për të krijuar referime të bindëse për sa i përket hetimeve proaktive. Në rast se ti nuk ke hetime proaktive nuk ka se ç’të prodhojë prokuroria dhe dekonspirimi është pasi ka mbledhur policia këto të dhëna është bërë hetimi proaktiv”, tha ai në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.
Sipas ish-prokurorit, në rastet kur hetimet nisin vetëm mbi bazën e materialeve të ardhura nga jashtë vendit, organet ligjzbatuese shqiptare nuk kanë fuqi.
“Në rast se vjen nga jashtë atëherë zero fuqi kanë organet ligë zbatuese shqiptare. Organet ligzbatuese shqiptare, SHISH-i, Policia, Prokuroria, OPGj-ja, në rast se presin t'u vijnë tëra letra të transkriptuara nga jashtë, atëherë s'kanë bërë asgjë. Janë vetëm marrëdhënie me jashtë. Në rast se polici i thjeshtë merr një material dhe thotë po Eugeni me Rolandin janë duke bërë një veprimtari të paligjshme në kuadër të trafikut të lëndëve narkotike. Unë e marr e çoj tek inspektori që është në drejtori. Inspektori që është në drejtori e përpunon materialin dhe ja çon zotërisë që është prokuror. Prokurori fillon hetimin proaktiv. Ndërtohet dosja nga një fletë, bëhen 60.000 fletë dhe në fund fare nxirren masat e sigurimit. Atëherë do të thotë që organet ligzbatuese shqiptare janë në rregull, por në rast se prokuroria e posaçme në çdo operacion që bën edhe me letra të ardhura nga E SKY Enchrochat gjen patjetër siç thoni ju diku një polic, diku një shef, diku një drejtor, ku janë organet ligjbatuese shqiptare këtu?” (A2 Televizion)