Eksperti i sigurisë, Faik Basha, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, u shpreh se prokurorët dhe gjyqtarët nuk e meritojnë rritjen e pagave që kanë kërkuar.
“Prokurorët dhe gjyqtarët duhet të jenë frymëzues për gjithë institucionet e tjera. Se duhet edhe pak patriotizëm për të punuar në institucionet e shtetit, nuk është vetëm leku. Kanë kërkuar rritje rroge. “E kam rrogën 6000 euro, ma bëni 10!”. Nuk e meritojnë. Tani është momentin që rritet niveli i rrezikut, por nuk e meritojnë rritjen e pagës sepse pagën e kanë të mirë, mbrojtjen e kanë të mirë, kushtet i kanë të mira dhe kuadrin ligjor e kanë të mirë”, tha Basha.
“Të gjitha i kanë, nuk mund të marrin 15 mijë euro në muaj sepse nuk është normale”, shtoi eksperti i sigurisë. (A2 Televizion)