Tirana mesazh për Kurtin, Hasani: Integrimi i Shqipërisë në 2030, vijon dialogu politik me Greqinë

Nga Fjorela Beleshi
27 Dhjetor 2024, 14:38 | Politikë

Integrimi i Shqipërisë brenda kësaj dekade është platforma kryesore, të cilën mazhoranca qeverisëse po e ofron para zgjedhjeve të 11 majit.

Këtë plan ambicioz e nënvizoi edhe ministri i Jashtëm, Igli Hasani, në konferencën e fundvitit me gazetarët, duke detajuar të gjithë procesin.

Ky është një skedar për procesin teknik, por shefi i diplomacisë shqiptare nuk heziton të thotë se rruga drejt BE-së kërkon edhe dialog politik, sidomos me fqinjin jugor. Hasani tregon kujdes për të mos u përgjigjur nëse Greqia mund të na kushtëzojë negociatat me marrëveshjen e detit, shkruan A2 CNN.

Propozimi i Kryeministrit Rama në mbledhjen e dy Kuvendeve në Prishtinë për ngrirjen e dialogut me Serbinë dhe vijimin me BE-në, sipas Igli Hasanit, është një mesazh i partnerëve për Albin Kurtin.

Përzierja e shërbimit të jashtëm me fushatë elektorale mohohet nga Igli Hasani. Madje ai del edhe nga kostumi i kryediplomatit, duke parashikuar edhe rezultatin e 11 majit.

Përveç angazhimit elektoral të tij në Kryeqytet, do të duhet edhe të punojë për organizimin e Komunitetit Politik Europian, që do të mbahet më 16 maj në Tiranë.

Korrigjimet përfshijnë rregullimin e gabimeve drejtshkrimore dhe gramatikore, si dhe ndihmën në strukturën e disa frazave për qartësi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos