Analisti Agim Baçi, i ftuar në studion e “Debat nga Alba Alishani”, në A2 CNN, deklaroi se askush nuk mund të bëjë korrupsion pa pasur garanci nga “lart”.
“E dëgjojmë shpesh Edi Ramën që të thotë “kanë ngrënë kumbulla pas kurrizit tim”. Por, askush nuk e bën këtë pa një garanci. Duhet të shqetësohemi të gjithë për këtë që po ndodh. Ndoshta 5D-ja është një çmenduri totale se si 5 drejtorë ia japin punën vetes”, u shpreh Baçi
“Nuk më shqetëson mua korrupsioni sepse korrupsion ka në të gjithë botën, por më shqetëson ideja që privatizohet institucioni. Pra, as nuk fshihesh më. Nuk e bën më garën as formalisht. Kjo lloj arrogance është shqetësuese shumë sepse ke vrarë raportin e institucionit me publikun”, shtoi Baçi.
(A2 Televizion)