Tjetër bonus nga qeveria, 15 mijë lekë për të gjitha kategoritë në mbrojtje sociale

Nga Ervin Koçi
26 Dhjetor 2024, 15:09 | Politikë

Qeveria nxori nga arka e shtetit paratë e mbetura për 2024 për t’i bërë një dhuratë fundviti edhe personave në ndihmë ekonomike. Në mbledhjen e fundit për këtë vit, këshilli i ministrave akordoi një shpërblim prej 15 mijë lekësh pesë kategoritë e ndihmës ekonomike.

“U akordohet një shpërblim për festa e fund vitit për 275 mijë familje dhe individ që përfitojnë nga skema e ndihmës sociale. Janë 15 mijë lekë që akordohet për familjet në ndihmë ekonomike, fëmijët pa kujdes prindëror, invalid që kanë status e para apo tretraplegjikut, ata që kanë statusin e të verbrit dhe për herë të parë marrin shpërblimin edhe kujdestarët e personave me aftësi të kufizuar”, theksoi ministrja Koçiu.

Një vendim tjetër i qeverisë ishte aftësimi i fuqisë punëtorëve por që nuk kanë një të tillë.

“Anëtarët madhor që janë forcë aktive pune do të referohen te agjencia e formimit profesional pikërisht duke ndërlidhur edhe sistemet tona të informacionit me qëllim që të integrohen në tregun e punës, jo vetëm që të gjejnë një punë por edhe të aftësohen”, u shpreh Koçiu.

Mes akteve të prezantuar pas mbledhjes së qeverisë ishte edhe mbështetja për klasat sportive për nxënësit të shkollave 9 vjeçare apo të mesme, si programe sociale për të shmangur edhe përdorimin e rrjeteve sociale nga kjo kategori. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos