Veliaj në SPAK, qytetarët protestojnë para Prokurorisë së Posaçme

Nga A2 CNN
26 Dhjetor 2024, 10:48 | Politikë

Veliaj në SPAK, qytetarët protestojnë para Prokurorisë

Disa qytetarë kanë protestuar para ambienteve të Prokurorisë së Posaçme, pasi kryebashkiaku Erion Veliaj u paraqit në SPAK.

Burime për A2 CNN, bëjnë me dije se me pankarta në duar, protestuesit kanë kërkuar dënimin e Veliajt, të cilin e cilësojnë hajdut dhe mashtrues.

“Mastrues 99-sh, hajdut, po të zënë hakat e Kombinatit”, shkruhej në një nga pankartat e protestuesve.

Po ashtu, mësohet se Veliaj po jep deklarime në lidhje me hetimin e regjistuar nga Spak për veprën penale të “korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore dhe të zgjedhurve vendorë”.

Veliaj në SPAK, qytetarët protestojnë para Prokurorisë

Kujtojmë se pak ditë më parë, BKH me urdhër të SPAK i sekuestroi celularin gruas së Erion Veliajt, Ajola Xoxës, pas një kontrolli të zhvilluar në banesën e tyre, teksa kryebashkiaku nuk ishte në Shqipëri.

Dy ditë më parë, Gjykata e Posaçme e Apelit refuzoi ankimin e bërë nga Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, kundër vendimit që lejoi SPAK-un ta kontrollojë dhe sekuestrojë aparatin telefonik celular.

Në të njëjtin vendim Apeli rrëzoi të njëjtat pretendime të ngritura kundër kontrolleve nga vëllai i kryebashkiakut, Arbër Veliaj dhe dy kompani, ambientet e të cilave kaluan në filtrën e agjentëve të BKH, raporton A2 CNN.

Veliaj në SPAK, qytetarët protestojnë para Prokurorisë (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos