“Turp i zi!”, “Kujtoni se do të bëni mbledhje normale?”, deputetët e opozitës bllokojnë punimet në komisionin e ligjeve

Nga A2 CNN
6 Nëntor 2023, 11:23 | Politikë

Deputetët e opozitës që kanë mundur të hyjnë në Kryesinë e Kuvendit, duke u futur nga dritarja, kanë bllokuar punimet në komisionin e ligjeve. Mbledhja është ndërprerë pas debateve të ashpra mes demokratëve dhe socialistëve.

“Turp i zi!”, iu është drejtuar deputeti Dash Sula kolegëve nga mazhoranca. “Kam qenë unë në 2005-2013, që u kemi mbyllur derën. Kanë ardhur, kanë folur...”.

“Iu gënjen mendja se do bëni mbledhje normale tani”, iu drejtua deputetja tjetër e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi.

“Ne e dimë që nuk e keni marrë ju vendimin, ju jeni kolegët tanë, por kjo situatë nuk shkon”, tha Asllan Dogjani.

Përveç komisionit të ligjeve për të hënën ishin parashikuar të mblidheshin edhe katër komisione, ai i Ekonomisë, Shëndetësisë, për Politikat e Jashtme dhe Veprimtaria Prodhuese. Mësohet se komisioni i Jashtëm është shtyrë, ndërsa ai i Ekonomisë u zhvillua online, me praninë vetëm të deputetëve socialistë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos