Dashamir Shehi, kryetar i LZHK-së, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, deklaroi se avioni që i fali Shqipërisë shteti turk “nuk i zgjidh hallet” e vendit.
“Sa herë këtu ambasadorët bëjnë një letër në favor të qeverisë, e bëjnë me dy qëllime. Shpeshherë që vendi të mos afektohet si me thënë nga e keqja, të ketë shpresë, të ketë besim për të ardhmen; shpeshherë sepse dhe ato vetë janë të përzier në raportet me qeverinë. Është një histori që ndodh me vendet e vogla. Rezultantja është që ne duhet të jemi në një linjë me to. Ndryshe, kemi shumë më pak hapësira. Pastaj, a do na mbështesin të huajt për këtë punë? Sidomos amerikanët. Varet dhe me raportin që është Amerika me Europën sot. Varet edhe me rolin që do të luajë Shqipëria në Ballkan, sepse këtu dhe në Ballkan operojnë edhe linja të tjera. Turqia, që siç e patë na fali një avion sot. Po pse, keq me fal avionin Edi Ramës jemi ne për Turqinë? Pse? Ç’është kjo? Kujt po i bëjmë peshqesh? Se mund të jetë ankuar ky, më shajnë thotë ato se harxhoj lekët. E gjitha kjo është që “tani s'keni ç’thoni se ky është avioni i shtetit”. Domethënë, shteti jonë u bë edhe me avion. Edi Rama ka për të hipur në avion. Kjo është e gjithë historia”, tha Shehi.
“Shiko ku kanë arritur raportet ndërkombëtare, interesat personale. Se edhe ai atje ka 20 vjet, por gjithsesi atë e ka zgjedhur populli i vet. Edhe ky këtu ka 12 vjet. Bëhesh mik, bëhesh edhe krushk. Por, kjo nuk e zgjidh hallin e Shqipërisë. Mirëpo, ato që i shohin këto lloj raportesh, të jeni të sigurt që nuk i shohin me kaq dashuri, se mund të na e kishin falur gjermanët ne avionin ose hollandezët… Të gjitha këto janë faktorë ndërkombëtarë. Ishalla kemi fuqi, ngrihemi këtë vit kundër një regjimi që i ka mbushur ditët dhe ishalla i kemi dhe ato në krah. Uroj në një farë mënyre që dhe këto zotëritë e SPAK-ut të bëjnë detyrën e vetme, nuk është nevoja të bëjnë heroin. I kanë ato letra atje, t'i kopsisin siç duhet për ta mbyllur”, shtoi Shehi.
(A2 Televizion)