Blendi Gonxhja ka reagua për herë të parë, pas vendimit të kryeministrit Edi Rama për ta caktuar në postin e ministrisë së re të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gonxhja shprehet se detyra e re është një privilegj dhe shton se do të shërbejë me përulësi për qytetarët.
“Jam thellësisht i nderuar për vlerësimin e besimin e Kryeministrit Rama në këtë emërim kaq sfidues! Një privilegj që vjen me përgjegjësi të jashtëzakonshme e përkushtimin për të punuar me pasion e përulësi për të shërbyer me ide e zgjidhje për më shumë qytetarë e sektorë në vend”, shkruan Gonxhja.
Më herët, Blendi Gonxhja ka drejtuar Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor. (A2 Televizion)