“U godit përbindëshi i planetit Soros”, Berisha flet sërish për fitoren e Trump

Nga A2 CNN
6 Nëntor 2024, 19:55 | Politikë

“U godit përbindëshi i planetit Soros”, Berisha flet

Ish-kryeministri Sali Berisha ia ka dedikuar një pjesë të fjalimit të tij të përnatshëm nga dritarja e apartamentit, pikërisht fitores së republikanit Donald Trump në garën presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Një falenderim të veçantë, Sali Berisha e pati për Elon Musk, i cili sipas tij është angazhuar të vijojë betejën kundër George Soros.

“Miqtë e mi, fitorja e Donald Trump-it është goditja në zemër e një përbindëshi, e kryekorruptorit të planetit, e kryecensorit të planetit, Xhorxh Soros.

I dërgoj një përshëndetje të përzemërt Elon Musk, që deklaroi sonte se do i përkushtojë betejën e tij, betejës kundër Sorosit, kundër kësaj të keqeje që ka zëvendësuar marksizmin, kundër globalizmit që shkatërron kombe dhe familje”, tha Berisha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos