"Veliaj akuzohet 12 herë për korrupsion dhe jo si shitës fiqsh". Këtë deklaratë bëri në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN, juristi Indrit Sefa, sipas të cilit Veliaj ndodhet në qeli për korrupsionin që ka bërë në bashki.
“Veliaj akuzohet 12 herë për korrupsion dhe korrupsionin nuk e ka bërë si shitës fiqsh, por si kryetar bashkie e ka bërë. Fakti që ka marrë me vete dhe 6-7 biznesmenë se po i dënon edhe ata ai. U është komunikuar akuza atyre zotërinjve”.
Por sipas gazetarit Roland Qafokut, Veliaj nuk ka asnjë akuzë për punën e tij si kryetar bashkie.
“Për çështjet që është në qeli nuk ka asnjë nga ato që janë në detyrë”, tha Qafoku.
Ndërsa ish-kandidatja për deputete Ilirjana Kuçana deklaroi në A2 CNN se Rama e mban nën presion Veliajn.
“Ku kanë shkuar paratë e djegësave? Veliaj heziton të flasë se Rama i hap çështjen tjetër. Rama e mban nën presion dhe ju e dini shumë mirë këtë gjë. Për mua ka rëndësi të flasë. Partia dhe Rama e kanë lëshuar Veliajn. Ai zotëria duhet të flasë se çfarë ka bërë me Ramën. Veliajt nuk i ka mbetur asgjë dhe të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë”. (A2 Televizion)