Një vendim të turpshëm e quan Sali Berisha, verdiktin e Gjykatës Kushtetuese për vlerësimin nëse masat e para të sigurisë ndaj tij ishin të drejta apo jo.
Në fjalimin e përnatshëm para mbështetësve të tij, lideri i opozitës deklaroi se vendimi i trupës kushtetuese është barabartë me një të gjykate fakti.
“Vendim që dëshmon shkallën më të ulët të gjykimit dhe të përgjegjësisë. Një vendim që Gjykatën Kushtetuese e shpall jo kushtetuese, antikushtetuese. Ndjehem krenar që mbrojta Kushtetutën, qëndrova kundër puçit që i bëri parlamentit një grusht horrash në organizatën kriminale të Skapit. Kurse Gjykata Kushtetuese, quan jo proporcional, nuk bën fjalë se i merret pushteti parlamentit me vendimin ekstrakushtetuese, ekstraligjor”, tha Berisha.
Teska deklaroi se nuk do e pranojë kurrë këtë vendim, tregoi hapin e radhës ku sytë tashmë janë nga Strasburgu.
“Çështja është në Strasburg, por është e turpshme të dërgohet një vendim i tillë. Por në narkoshtet, siç e cilësoi rezoluta e 109 partive politike, nuk ka ligj, nuk ka Kushtetutë”, u shpreh Berisha.
Berisha pohoi se do të vijojë edhe betejën politike, duke denoncuar të gjithë gjyqtarët për problemet që kanë. (A2 Televizion)