Vendimi i parë u injorua, Kushtetuesja mblidhet përsëri për mandatin e Xhaçkës

Nga Ervin Koçi
21 Qershor 2024, 14:59 | Politikë

Demokratët trokitën sërish në derën e Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar ndërprerjen e mandatit të Olta Xhaçkës.

Në duar ata nuk kishin prova të reja, por vendimin e Kuvendit të datës 11 prill ku socialistët me votat e tyre nuk pranuan të çonin pranë trupës kushtetuese shqyrtimin e legjitimitetit të mandatit të Xhaçkës.

Ky vendim për demokratët është cenim i autoriteti të Gjykatës Kushtetuese e cila në që në janarin e vitit 2023 ishte shprehur njëherë për këtë çështje duke i thënë Kuvendit se legjitimitetin e mandatit të deputetëve e shqyrton vetëm trupa e gjyqtarëve.

“Doni të mbroni autoritetin e Gjykatës Kushtetuese, ne jua kemi dhënë mundësinë përmes kërkesës që kemi parashtruar. Nuk jemi këtu për asnjë përfitim politik sepse për 6 muaj ne futemi në fushatë dhe kuvendi mbyll veprimtarinë e tij. Përfaqësuesja ligjore e Kuvendit kishte një argument tjetër, se deputetët janë të lirë në mënyrën se si votojnë, dhe mos dërgimi i çështjes për gjykim në kushtetuese, nuk përbën cenim i shkelje të vendimmarrjes së Gjykatës,” deklaroi Bardhi.

Pas shqyrtimit kushtetues, Gjykata vendosi që seanca për konkluzionet përfundimtare të bëhet të martën në 25 qershor nga ku më pas do të ketë 30 ditë kohë për të dalë me vendimin të zbardhur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos