Vendimi për Berishën, SPAK kërkon izolim në shtëpi dhe ndalim komunikimi me të tjerët

Nga A2 CNN
26 Dhjetor 2023, 17:42 | Politikë

Vendimi për Berishën, SPAK kërkon izolim në shtëpi dhe

Jo vetëm masë arresti shtëpiak me mbikëqyrje policore, por edhe ndalim të takimeve me persona të tjerë veç atyre me të cilët jeton Sali Berisha.

Kjo është kërkesa e prokurorëve të SPAK, Arben Kraja dhe Enkelejda Millonai për të cilën gjyqtarja Irena Gjoka jep vendimin nesër në orën 11.00.

Avokatët e ish-kryeministrit dhe liderit opozitar e quajtën të paligjshme kërkesën e SPAK dhe po ashtu kërkuan përjashtmin e gjyqtares për shkak të konfliktit të interesit.

Ata paraqitën vendimin e vitit 1996 të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, kur ish-presidenti Berisha si drejtues dhe i këtij institucioni ka shkarkuar gjyqtaren Gjoka. 

Kujtojmë se Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) nuk pati sot një vendim për ish-kryeministrin. Pas rreth 1 ore seancë, GJKKO vendosi që të shtyjë për ditën e nesërme në orën 11:00 vendimin pas kërkesës së 2 avokatëve, Genci Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos