“Sigurinë ta japin njerëzit sot. Mos kujtoni se sigurinë ta jep Sueli, Bajrat apo Troplinët. Ata janë minj që e ndjejnë tërmetin të parët. Të gjithë do të kenë një fund. Do t’i shohësh të gjithë pas hekurave. Ne nuk bëjmë kurrë negociata me ta. Me këtë kategori ne nuk kemi kurrë paqe. Ata i pret fundi prapa hekurave. I bëjthirrje q ëtë kenë kujdes dhe të mos luajnë me votën. Opozita sot dhe qeveria nesër do t’i ndjekë deri në skutat më të errëta”.
Kështu u shpreh në emisionin "Off the Record" me Andrea Dangllin në A2 CNN sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, teksa foli për bandat në vend dhe lidhjet me politikën.
I pyetur nga gazetari Andrea Danglli nëse ka prova për këto akuza, Noka u shpreh: “Safet Bajri duhet të ishte sot në burgjet e sigurisë së lartë këtu. Është çuar atje dhe aktualisht ai drejton burgun dhe njëkohësisht drejton edhe Shkodrën”, ishin akuzat e forta të ngritura nga Noka në A2 CNN.
“Do reformojmë drejtësinë” - Flamur Noka zbulon planin e PD me SPAK: Ja çdo ndodhë pas 11 majit
Flamur Noka, sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, ishte i ftuar në "Off the Record" me Andrea Dangllin në A2 CNN nga ku u shpreh se pas 11 majit drejtësia do të reformohet.
“Shqiptarët do të kenë pas zgjedhjeve të 11 majit drejtësinë që meritojnë. Do të kenë atë drejtësi që flet në emër të ligjit dhe vetëm në emër të ligjit.
E para, do t’iu sekuestrohet çdo cent pasuri e vjedhur publike të gjithë kusarëve të pushtetit, që nga përgjegjësit e sektorit, drejtorët e çdo niveli, deri te kryeministri. Ata do të kalojnë në një sitë të imët dhe të detajuar sepse janë majmur si derra duke vjedhur pasurinë e shqiptarëve.
E dyta, unë përmenda një buxhet 60 miliardë euro. Ne, qeveria e Berishës, ka dyfishuar rrogat, ka trefishuar subvencionet. Do t’u sekuestrohet kusarëve çdo cent. Këtu vetëm vidhet, këtu nuk punohet”, u shpreh Noka. (A2 Televizion)