VIDEO| Edi Rama i ulet në gjunjë kryeministres Giorgia Meloni në Samitin për Klimën

Nga A2 CNN
13 Nëntor 2024, 14:36 | Politikë

VIDEO

Kryeministri Edi Rama është takuar papritur ditën e sotme në Samitin për Klimën COP 29, që po mbahet në Baku, kryeqytetin e Azerbajxhanit, me homologen e tij italiane, Giorgia Meloni.

Gjatë takimit, mediat e huaja kanë publikuar pamje teksa kryeministri Edi Rama i është ulur në gjunjë Melonit.

Po ashtu nga pamjet duket se mes tyre ndodh edhe një përqafim i ngrohtë. Rama ditën e sotme nga Samiti i Klimës kritikoi vendet e mëdha e të fuqishme, që nuk paraquten në takim dhe nuk bëjnë sa duhet për ndryshimet klimatike.

Rama gjatë këtyre ditëve në Samitin për Klimën, ka zhvilluar takime me liderë të ndryshëm dhe ka shkrepur disa fotografi.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos