VIDEO| Sherr në mitingun e PD-së në Elbasan, dhunohet djali i Luçiano Boçit

Nga A2 CNN
7 Maj 2025, 21:48 | Politikë

Disa persona janë përfshirë në një përplasje fizike mbrëmjen e së mërkurës pranë stadiumit në qytetin e Elbasanit, në mitingun e Partisë Demokratike.

Mësohet se pas një debati, persona ende të paidentifikuar kanë dhunuar djalin e Luçiano Boçit, drejtuesit politik të Partisë Demokratike në Shkodër.

Bëhet e ditur se djali i boçit është transportuar me hematoma në spitalin e qytetit ku po merr ndihmën mjekësore. Ndërkohë, i pyetur nga A2 CNN, drejtuesi politik i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti, nuk ka dashur të komentojë sherrin, por ka thënë vetëm se ky ishte mitingu më madhështor që ka pasur Elbasanit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos