“DHL ka nënkontraktor aty, ata kanë dalë jashtë kontrollit dhe ne kemi dyshime të thella, që po kontrollohet nga njerëz të pushtetit”.
Demokratët vijojnë të denoncojnë shkeljet që sipas tyre po ndodhin me procesin e votimit të emigrantëve në Greqi.
Drejtuesja politike për diasporës në Partinë Demokratike, Jozefina Topalli, pohon se me shërbimin postar në fqinjin jugor, po ndodh një krim elektoral.
“Ajo që po ndodh në Greqi është totalisht një kapitull i një krimi zgjedhor”, tha Jozefina Topalli.
Ndodhur në këto kushte, ku thirrjet drejtuar SPAK dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nuk po dëgjohen sipas tyre, demokratët ndihmë kërkojnë ndihmën e vëzhguesve ndërkombëtarë.
“Unë i kërkoj ODIHR që të ketë një fokus të veçantë me procesin që po ndodh në Greqi. Një monitorim ndërkombëtar i vëzhguesve të huaj me procesin që ka dalë jashtë kontrollit, dhe ne gjykojmë që po kryhet nga partia në pushtet. Në kërkojmë mbështetjen e tyre dhe duam monitorim ndërkombëtar”, shtoi Topalli.
Një tjetër shqetësim i demokratëve është dhe dublimi i disa emrave që rezultojnë të jenë jo vetëm në listën e zgjedhësve nga jashtë, por edhe si votues brenda vendit.
“Është një problematikë që ne e kemi evidentuar, janë 137 që ne kemi identifikuar. Po bëjnë disa ditë që nuk kemi marrë përgjigje nga KQZ”, tha përfaqësuesi ligjor Franc Nuri.
Nuri pohoi se mund të ketë edhe emra të tjerë të dubluar në lista dhe shtoi se kjo problematikë është evidentuar në disa qarqe. (A2 Televizion)