Kreu i koalicionit Djathtas për Zhvillim, Dashamir Shehi akuzoi në Debat nga Alba Alishani në A2 CNN Berishën dhe Ramën se janë bashkë dhe kanë bërë marrëveshje të herëpashershme për të mbajtur larg rivalët.
“Berisha këtë punë ka bërë prej vitesh. Kush nuk është me Berishën është komunist, me Ramën. Nëse ka një njeri ortak me Ramën është Berisha. E gjithë historia e 13 viteve është një ortakëri me Ramën. Bashkë bën një kushtetutë në 2008. Bën një ligj elektoral sot edhe më të keq, e bënë bashkë dhe me këtë ligj kanë administruar politikën.
Para 6 muajsh bënë këtë ligjin tjetër, për të nxjerrë jashtë rivalët e vet. Këta nuk duan njerëz nëpër këmbë për të administruar pushtetin e vet personal. Ne kemi vota të djathta, por nuk janë me vulë që janë të PD. Përse konsiderohen minus. Kujt i bëjmë dëm. Ne i bëjmë nder Shqipërisë. Berisha çfarë thotë në mëngjes nuk thotë në darkë. Nëse ua japin votën këtyre të dyve shqiptarët prapë belanë do të gjejnë. Ju turrën të dy SPAK”, tha Shehi në Debat. (A2 Televizion)