Berisha: SHBA përmes Departamentit të Shtetit, përcollën tek shqiptarët frymën e ndryshimit

Nga A2 CNN
8 Maj 2025, 22:33 | Politikë

Berisha: SHBA përmes Departamentit të Shtetit, përcollën tek

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një thirrje të fortë për qytetarët shqiptarë që të dalin masivisht në zgjedhjet e 11 majit, duke e cilësuar këtë proces si një mundësi për ndryshim dhe rikthim të demokracisë.

Nga Lezha, ai akuzoi hapur përfaqësues të mazhorancës për blerje votash dhe lidhje me krimin e organizuar. Duke iu referuar qëndrimit të SHBA-ve, Berisha u shpreh se Departamenti Amerikan i Shtetit ka dhënë një mesazh të qartë për mbështetjen e demokracisë dhe ndryshimit në Shqipëri.

"Ne më 11 maj duhet t’i përgjigjemi këtij apeli. Të votojmë për ndryshimin, për demokracinë, për fitoren," theksoi ai.

Berisha u bëri thirrje edhe punonjësve të administratës që të mos ndihen të kërcënuar dhe të votojnë të lirë.

"Ne kemi respektin më të madh për çdo punonjës që zbaton ligjin. Patronazhistët do të marrin fundin e tyre! Ata nuk duhet të ngatërrohen me ju, burra dhe gra të ndershëm që i shërbeni qytetarëve shqiptarë," u shpreh ai.

Berisha akuzoi edhe partitë e tjera që nuk iu bashkuan koalicionit të tij, duke i cilësuar ato si forca që synojnë të mbajnë Edi Ramën në pushtet.

"Por forcë që ta mbajë Ramën në pushtet nuk ka! Ndaj ju ftoj të votoni për ndryshimin, për Lezhën, për Shqipërinë," përfundoi Berisha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos