Një debat i ashpër është zhvilluar në studion e Debat në A2 CNN mes kreut të koalicionit Djathtas për Zhvillim, Dashamir Shehi dhe analistit Arjon Sulo.
Sulo komentoi lajmin e fundit të një gazetari amerikan që citonte një reagim të Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili sipas analistit tregonte që tashmë non grata për Berishën kishte rënë dhe se vendimi i administratës Biden ishte politik.
Përplasja mes Sulos dhe Shehit erdhi në momentin kur analisti e pyeti atë se me kë administratë ishte atë të Biden që i vendosi damkën Berishës apo me atë të Trump.
Shehi nga ana e tij u përgjigj se është me SHBA dhe nuk merret me hallet personale të një individi, përgjigje kjo që nuk i pëlqeu Sulos.
“Njëherë duhet ta shoh e ka thënë DASH apo jo. Ti më thua interpreto një gazetar. Po e quaj të mirëqenë llafin tënd. Unë them ishallah ja heqin dhe ishallah është politik. DASH po të dojë bën një deklarim. Unë kam respekt për një shtet të madh që është mik me ne. Unë jam me Amerikën dhe ajo kur gabon. Nuk e gjykoj SHBA për hallin tënd. Ky është yti jo i Shqipërisë”, tha Shehi. (A2 Televizion)