“Rama do nxjerrë çdo qindarkë, kudo ku e ka futur”, Berisha tregon si do financohet programi ekonomik i PD nëse vjen në pushtet

Nga A2 CNN
7 Maj 2025, 21:45 | Politikë

Në programin e Partisë Demokratike është parashikuar që paga minimale në Shqipëri të jetë 500 euro, ajo mesatare do të jetë mbi 1000 euro, ndërsa pensionet do të dyfishohen. I pyetur në Debat nga Alba Alishani se ku do të gjenden paratë për faturën financiare të këtij programi, Berisha tha se fondet janë aty.

“Së pari, nuk do të ketë më 130 milionë euro që të zhduken me inceneratorë. Inceneratori është 812 mijë pensione. Becchetti është 120 milionë euro. Po i merr që të gjitha ai. Këto bëjnë 250 milionë. Janë 21 milionë avionë taksi në dispozicion të tij, këto bëjnë 270 milionë”, tha Berisha

“Ato nuk ndodhin më, nuk përsëriten më. Nuk ndodh më që kryeministri të udhëtojë me avion taksi... Paratë e inceneratorit do t’i gjenden Edi Ramës, i ka marrë ai...  Absolutisht, kudo ku t’i ketë futur Edi Rama, paratë do t’i kthejë një më një. Se ato janë zhdukur si asnjë rast, kaq flagrant dhe aq tërësisht, në histori”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos