Kryeministri Edi Rama dhe Lulzim Basha kanë vijuar edhe përgjatë batës së djeshme batutat në distancë. Nga njësia numër 8 e Partisë Socialiste në Tiranë, Rama ironizoi Bashën, me të cilin vijon replikat prej disa ditësh. Mezi e ngjalla Lulin, u shpreh Rama, ndërsa tha se PD nuk ka për ta përsëritur kurrë rezultatin që arriti në 2021 nën drejtimin e Bashës.
“E ngjalla Lulin, mezi e ngjalla. Tani Luli ka potencial. I thosha dhe atyre dje, s’kanë për ta përsërit kurrë ata rezultatin që bëri Luli në 2021. Nuk e kapin më. Ai thotë mi vodhën, por nuk e kapin më. Ka qenë PD më e organizuar në territor, s’ka qenë më parë dhe s’do jetë. Se janë kaotikë. Me Euroatlantikët, kam frikë.. Ku e ka gjet këtë emrin Euroatlantikë”, u shpreh Rama.
Por pas mesnate, drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, i është përgjigjur kryeministrit, duke e pyetur sërish me ironi se ku i ke shokët, ndërsa thekson se Rama dhe Berisha janë të pandarë.
“O Rama na nxore gjumin te lagjja ime e vjetër. Kush është kandidat? Pëllum Seferi mo Rama. E njeh mirë ti, ta hoqi skalpin në 2021. E mor Rame, mos Rame, ngele duke pyetur për shokët e mi. S’ke faj mo burr, gjithë shokët e tu 7x7=313. Veç një shok të ka ngel, bufi. Vdes për bufin ti o Rame. Ti dhe bufi, bufi dhe ti jeni të pandarë. Hajde Rame hajde, se lidhemi nesër për më shumë”, i përgjigjet Basha. (A2 Televizion)