Konferencë shtypi në bashki, Ristani: Nuk ka krizë në Tiranë, shkarkimet sipas ligjit

Nga Ornela Joti
21 Mars 2025, 19:13 | Politikë

Konferencë shtypi në bashki, Ristani: Nuk ka krizë në

Bashkia e Tiranës ka sqaruar situatën e krijuar 48 orët e fundit në këtë institucion. Pas shumë vitesh zyra e shtypit e bashkisë ka thirrur gazetarët në konferencë për shtyp, ku Anuela Ristani ka deklaruar pozicionin e saj. Ajo është kryetarja e deleguar e Bashkisë së Tiranës, ndërsa sqaroi se vendimi I Veliajt ishte marrë në kushtet e një informacioni të cunguar.

Mesditën e së premtes, me të rimarrë detyrën dhe kontrollin e Bashkisë, kryetarja Ristani ka shkarkuar nga detyra dy njerëzit e besuar të Erion Veliajt, nënkryetaren Sara Goxhaj dhe Sekretarin e Përgjithshëm Alban Dokushi.

E pyetur nga mediat Ristani nuk ka bërë publike motivacionin e shkarkimit që në shkresën zyrtare mban vetëm firmën e saj dhe jo të Erion Veliajt. Ristani përjashtoi krizën institucionale në bashkinë e Tiranës.

Gjatë fjalës saj ajo vlerësoi Erion Veliajn në misionin e përbashkët siç e cilësoi ajo ndryshimin e Tiranës. Ndërsa fjalimin e mbylli me mirënjohjen ndaj kryeministrit Edi Rama për mbështetjen ndaj stafit të bashkisë.

Më 18 mars, kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, nga qelia e paraburgimit shkarkoi kryetaren e deleguar  Anuela Ristani. Në vend të saj urdhëroi që këtë detyrë ta mbante nënkryetarja tjetër Sara Goxhaj, e cila qëndroi formalisht në këtë detyrë më pak se një ditë pune.  Disa orë më vonë Veliaj ka tërhequr vendimin duke lënë në detyrë Anuela Ristanin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos