Vizita në Gjermani, presidenti Begaj takon homologun Steinmeier

Nga A2 CNN
19 Qershor 2024, 12:24 | Politikë

Presidenti Barjam Begaj po zhvillon një vizitë zyrtare në Gjermani, ku është takuar me homologun gjerman, Frank Wolter Steinmaier. Bashkëpunimi dypalësh, integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, zhvillimet në rajon, zbatimi i agjendës së Procesit të Berlinit në Ballkanin Perëndimor, si dhe çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes ishin në fokus të bisedës mes presidentit Begaj dhe presidentit Steinmeier.

Sipas Begajt, ky takim është tregues i bashkëpunimit të shkëlqyer politik midis dy vendeve, si dhe i vëmendjes së vazhdueshme të Gjermanisë mike ndaj Shqipërisë dhe popullit shqiptar.

Zyra e medias së Presidencës sqaron se gjatë këtij takimi, kreu i shtetit mori mbështetjen dhe garancinë e plotë që Gjermania do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Temë e diskutimit ishin dhe çështjet rajonale, por edhe mbështetja për Ukrainën në luftën kundër Rusisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos