PD i kërkon SPAK që të marrë një vendim përfundimtar për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, pasi sipas demokratëve me qëndrimin e tij në zyrë mund të ndikojë në fshehjen e provave. Përveçse apelit për drejtësinë, Belind Këlliçi ju bëri thirrej qytetarëve, demokratëve dhe socialistëve që të mblidhen sërish të premten në protestë poshtë zyrës së kryebashkiakut të Tiranës.
“Sapo Erion Veliaj futi këmbët në Bashkinë Tiranë në vitin 2015, ai hyri me një plan të detajuar të zhvatjes së qytetarëve të Tiranës përmes dy skemave të qarta tashmë për këdo.
E para propozoi, mbrojti publikisht dhe firmosi personalisht konçensionin e mbetjeve, dhënë kompanisë Integrated Energy BV SPV.
Skema e dytë ishte ajo e vjedhjes së 100% të fondeve publike përmes kompanisë famëkeqe 5D Konstruksion.
Të tre këto kompani kanë përfituar tendera publikë dhe leje ndërtimi nga Bashkia Tiranë, për një vlerë që e tejkalon shifrën 200 milione euro.
I gjithë shtabi elektoral i Erion Veliajt në zgjedhjet e majit të vitit 2023, janë të kallëzuar në SPAK prej më shumë se 1 viti dhe kjo strukturë vijon gjumin letargjik mbi këto dosje flagrante. Erioni vazhdon i qetë pagesat për 5D dhe inceneratorin fantazmë të Tiranës.
Kolegët e Erionit në SPAK, duhet të ndajnë mendjen njëherë e përgjithmonë. Ose janë bashkëpunëtorë të hajdutit Erion Veliaj, ose janë në shërbim të ligjit dhe drejtësisë. Rrugë të mesme NUK KA e NUK DO TË KETË!
Demokratë e socialistë, me apo pa parti, të protestojmë së bashku përpara Bashkisë Tiranë, ditën e premte, datë 21 qershor, ora 11:00. Largimi i menjëhershëm nga zyra i hajdutit Erion Veliaj është emergjencë kombëtare”.
(A2 Televizion)