Von der Leyen nesër në Tiranë, zbulohet agjenda

Nga A2 CNN
22 Tetor 2024, 14:26 | Politikë

Von der Leyen nesër në Tiranë, zbulohet agjenda

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, do të vizitojë Tiranën pasditen e së mërkurës, 23 Tetor 2024.

Von der Leyen pritet të mbërrijë në Kryeministri në orën 15:00, ku do të zhvillojë një takim me Kryeministrin Edi Rama.

Pas takimit, Rama dhe Presidentja e Komisionit Europian do të zhvillojnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Një ditë më pas, Von der Leyen do të zhvillojë edhe një takim me Presidentin Bajram Begaj, ndërsa menjëherë më pas do të niset për në Maqedoninë e Veriut ku do të takohet me autoritetet më të larta shtetërore atje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos