Vota e emigrantëve, KQZ harton rregullat: Regjistrimi nis 120 ditë para datës së zgjedhjeve

Nga Fjorela Beleshi
23 Shtator 2024, 14:43 | Politikë

KQZ ka hartuar rregullat për regjistrimin e emigrantëve në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Sipas dokumentit, i cili pritet të kalojë në Komisionin e Rregullatorit, shqiptarët të cilët jetojnë jashtë vendit dhe kanë dëshirë të votojnë do të duhet të regjistrohet 120 ditë para datës së zgjedhjeve, shkruan A2 CNN. KQZ ka vendos afatin përfundimtar 68 ditë para parlamentareve të 2025 për t’u regjistruar diaspora.

Ky institucion do të vë në dispozicion Platformën Elektronike të Regjistrimit, ku emigrantët do të mund të regjistrohen me një dokument identifikim, një kodi unik si dhe me identifikim biometrik nëpërmjet fytyrës. Për të votuar duhet të kenë një adresë banimi në shtetin ku jetojnë ose një dokument të lëshuar nga organet shtetërore të atij vendit, i cili vërteton qëndrimin e zgjedhësit në një institucion shëndetësor, kamp emigracioni, apo tjetër të ngjashëm.

KQZ, 63 ditë përpara datës së zgjedhjeve, publikon listën paraprake të zgjedhësve që votojnë jashtë vendit, me qëllim që zgjedhësit brenda 48 orësh nga publikimi i saj mund të kërkojnë regjistrimin apo rregullimin e pasaktësive të regjistrimit të tyre në Platformës elektronike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos